Sveçla bën kajak me disa sportistë në  Liqenin e Ujmanit, e përdorin platformën në villën e sekuestruar të Radojiçiqit - Gazeta Express
string(116) "svecla-ben-kajak-me-disa-sportiste-ne-liqenin-e-ujmanit-e-perdorin-platformen-ne-villen-e-sekuestruar-te-radojiciqit"

Sveçla bën kajak me disa sportistë në  Liqenin e Ujmanit, e përdorin platformën në villën e sekuestruar të Radojiçiqit

Lajme

Gazeta Express

12/05/2024 18:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njofton se bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës ka kaluar këtë të dielë duke lundruar në Liqenin e Ujmanit.

Sveçla thekson se vendi ynë ka pasuri të jashtëzakonshme natyrore “të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë”.

Lexo Edhe:

Postimi i tij i plotë:

Autoritetet në Kosovë kanë konfiskuar dhe sekuestruar pasuri të Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar.

Vila gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut – ky komuna të banuara me shumicë serbe.

Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.