Kastriot Jupa vazhdon të shkëlqejë, shpallet më i miri te Cottbusi - skuadra e tij merr titullin - Gazeta Express
string(93) "kastriot-jupa-vazhdon-te-shkelqeje-shpallet-me-i-miri-te-cottbusi-skuadra-e-tij-merr-titullin"

Kastriot Jupa vazhdon të shkëlqejë, shpallet më i miri te Cottbusi – skuadra e tij merr titullin

Sport

Gazeta Express

07/05/2024 16:20

Në fundjavë, në praninë e plot 3000 shikuesve dhe në atmosferë të zjarrtë, Cottbusi e zhvilloi ndeshjen e fundit kampionale.

Fitoi me rezultatin bindës, 32:23, ndaj OSF Berlin dhe u shpall kampion i Oberligës së Gjermanisë.

Lexo Edhe:

Me titullin e kampionit, Cottbusi e siguroi inkuadrimin në Bundesliga 3, ku niveli është shumë i lartë.

Jupa, që mban rekordin për më së shumti paraqitje për Kosovën në të gjitha sportet ekipore, ka kontribuuar shumë gjatë gjithë edicionit për Cottbusin. U shqua vazhdimisht me paraqitje stabile dhe kontribut në mbrojtje e në sulm. Dhe në fund u shpall lojtari më i mirë i skuadrës në edicionin 2023/2024.

Në 26 ndeshje, pivoti i Kombëtares së Kosovës i realizoi plot 124 gola.

Kjo ngritje e Jupës në karrierë do t’i shërbejë edhe Kombëtares sonë për ciklet e ardhshme kualifikuese. /Gazeta Express/