Kosova U18 pëson humbje ndaj Turqisë - Gazeta Express
string(36) "kosova-u18-peson-humbje-ndaj-turqise"

Kosova U18 pëson humbje ndaj Turqisë

Sport

Gazeta Express

07/05/2024 18:57

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar.

Në Ankara të Turqisë, “Dardanët” e rinj u përballen me Kombëtaren U18 të Turqisë.

Lexo Edhe:

Fitore me rezultat 25:12 shënuan turqit.

Kombëtarja jonë kishte telashe për të dalë në lojën e saj, sidomos në periudhën e parë dhe të dytë. Shfaqi pak më shumë në periudhën e tretë, të cilën e fitoi 7:5, por pa rrezikuar fitoren e nikoqirëve.

Të hënën, Kosova U18 kishte shënuar fitore të madhe ndaj Malit të Zi e më pas edhe ndaj Irakut.

Të mërkurën Kombëtaren U18 të Kosovës e presin ndeshje tjera të vështira. Fillimisht përballet me Rumaninë e më pas me Kroacinë.

/Gazeta Express/