Konfirmohen dy futbollistët e parë që largohen nga Bayerni - Gazeta Express
string(58) "konfirmohen-dy-futbollistet-e-pare-qe-largohen-nga-bayerni"

Konfirmohen dy futbollistët e parë që largohen nga Bayerni

Futboll

Gazeta Express

13/05/2024 12:53

Një javë pa përfunduar edicioni i sivjetmë i Bundesligas, Bayern Munich ka bërë të ditur dy futbollistët e parë që do të largohen në fund të sezonit nga skuadra e tyre.

Fjala është për mbrojtësin Bouna Sarr dhe sulmuesin Eric Maxim Choupo-Moting, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Sikurse Sarr, e po ashtu edhe Choupa-Mopting kanë nënshkruar në periudhën e njëjtë për Bayernit dhe kanë qëndruar në Allianz Arena në katër vitet e fundit.

Faqja zyrtare e klubit dhe drejtori sportiv Max Eberl, kanë falënderuar dyshen për kontributin.

“Duam të falënderojmë Eric Maxim Choupo-Moting dhe Bouna Sarr për këto 4 vite shumë të suksesshme së bashku. Të dy dhanë kontributin e tyre në shpalljen tri herë kampion të Bayernit. Dhe në fitimin e Superkupës së Gjermanisë dhe Botërorit për Klube”.

Aventura e Sarr tek Bayerniu karakterizua me shumë lëndime dhe probleme fizike.

Në krahun tjetër, Choupo-Moting i cili erdhi nga PSG ka shënuar 38 gola në 122 takime të luajtura për bavarezët. /Gazeta Express/