Gara për titullin në Shqipëri, hidhet shorti i “Final 4” - Gazeta Express
string(53) "gara-per-titullin-ne-shqiperi-hidhet-shorti-i-final-4"

Gara për titullin në Shqipëri, hidhet shorti i “Final 4”

Futboll

Gazeta Express

13/05/2024 15:47

Superiorja ndryshoi format verën e kaluar, duke aplikuar skemën “Final 4” për fitimin e titullit kampion.

Katër skuadrat e para do të ndeshen mes tyre në “Air Albania” për fitimin e trofeut.

Lexo Edhe:

Në dy takime gjysmëfinale dhe finalen e madhe.

Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, e ndjekur nga Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Shorti i hedhur në “Air Albania” vuri përballë Egnatian me Vllazninë dhe Partizanin me Skënderbeun.

Skuadra nga Rrogozhina dhe “Demat” e Orges Shehit janë të avantazhuara si pasojë e renditjes, kështu që u mjafton edhe barazimi për të kaluar në finalen e madhe, shkruan SS.

Ndërkohë, fitorja është alternativa e vetme për shkodranët e Thomas Brdaric dhe juglindorët korçarë.

Partizani-Skënderbeu do të luhet në datën 17 maj.

Dy ditë më vonë Egnatia-Vllaznia (19). Më pas finalja e madhe në datën 26 maj.