Beethoveni dhe Schuberti me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës - Gazeta Express
string(63) "beethoveni-dhe-schuberti-me-orkestren-e-filharmonise-se-kosoves"

Arte

Gazeta Express

13/05/2024 14:29

Beethoveni dhe Schuberti me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës

Arte

Gazeta Express

13/05/2024 14:29

Muaji maj në kalendarin e aktiviteteve të Filharmonisë së Kosovës do të përmbyllet me një koncert nën drejtimin e mjeshtrit zviceran-francez Antoine Marguier.

Në këtë mbrëmje do të interpretohet “Koncert për piano Nr. 5” e kompozitorit L.V. Beethoven me pianistin e njohur francez François Dumont derisa në pjesën e dytë, Orkestra do të intepretoj “Simfonia Nr. 4” e kompozitorit F. Schubert.

Lexo Edhe:

Ky koncert mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada Franceze në Prishtinë në bashkëpunim me “Chopin Piano Fest”.

Vendi: Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sportit – Prishtinë

Ora: 20:00