Aplikimi i hapur: Mëso për aftësitë e buta dhe udhëheqjen në trajnimet falas të ofruara nga Coca-Cola HBC Kosova - Gazeta Express
string(111) "aplikimi-i-hapur-meso-per-aftesite-e-buta-dhe-udheheqjen-ne-trajnimet-falas-te-ofruara-nga-coca-cola-hbc-kosova"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2024 14:45

Aplikimi i hapur: Mëso për aftësitë e buta dhe udhëheqjen në trajnimet falas të ofruara nga Coca-Cola HBC Kosova

Lajme

Gazeta Express

13/05/2024 14:45

Aftësi për të udhëhequr dhe aftësi dixhitale’  është trajnimi i radhës falas nga programi “Coca-Cola Përkrah Rininë”, i cili u lansua në muajin prill të këtij viti në Kosovë nga Coca -Cola HBC Kosova. 

Nën udhëheqjen trajnerëve Suzana Lutolli, Amalia Koleka, Diellza Bezera dhe Labinot Gashi, të gjithë me përvojë të larmishme në Kosovë dhe Evropë, trajnimi për aftësi të buta dhe aftësi për të udhëhequr do të zhvillohet  Mërkurën, më 15 maj 2024, duke filluar nga ora 13:30, në shkollën fillore “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Të interesuarit mund të marrin pjesë në këtë trajnim fizikisht ose online, duke plotësuar regjistrimin e detyrueshëm nëpërmjet linkut në vazhdim: https://www.coca-colaperkrahrinine.com/#register

Menaxherja për Marrëdhënie me Publikun dhe Aspektin Rregullativ në Coca-Cola HBC Kosova ka ftuar të rinjtë të aplikojnë në këtë program,  i cili do t’iu shërbejë atyre për zhvillim në karrierë dhe si rrjedhojë lehtësi gjatë procesit të punësimit në të ardhmen. “Jam e lumtur të shoh që programi po merr jetë nga këta të rinjë, dhe jam krenare që jemi shembull e dëshmitarë  të ndikimit që projektet e dizajnuara në mënyrë të tillë kanë në komunitetin ku jetojmë dhe veprojmë”, ka thënë ajo.

Krahas trajmit të datës 15 Maj, këto janë datat dhe temat e trajnimeve të radhës që do të zhvillohen falas gjatë tërë muajit maj.

  • 20 Maj , “Aftësi të buta dhe biznesi”
  • 21 Maj, “Aftësi dixhitale ”
  • 23 Maj, “Aftësi biznesi”

Ky program për fuqizimin e të rinjve është i krijuar për t’iu ofruar mundësi, dhe shkathtësitë e nevojshme të rinjve që të përshtaten me tregun e punës dhe të shërbej si një rrugë  për ngritje të vazhdueshmë në karrierë. Përvetësimi i aftësive të buta dhe forcimi i atyre të

komunikimit, sot është një domosdoshmëri nga të rinjtë për ndjekur trendet botërore në fusha të ndryshme si negociata, shitje e shkathtësi digjitale. 

Programi Coca-Cola Përkrah Rininë në Kosovë është pjesë e strategjisë më të gjerë të Coca-Cola HBC, e cila synon të fuqizojë 1 milion të rinj deri në vitin 2025 në 29 shtete ku ajo operon, si pjesë e zotimeve për Qëndrueshmërinë 2025. Programi i sivjetshëm në Kosovë implementohet në bashkëpunim me Theta Creative. Për më shumë informata rreth programit, ju lutemi të vizitoni ueb faqen zyrtare: https://www.coca-colaperkrahrinine.com/