Ademi dhe Foda i takojnë përzgjedhësit e kombëtareve të grupmoshave - Gazeta Express
string(67) "ademi-dhe-foda-i-takojne-perzgjedhesit-e-kombetareve-te-grupmoshave"

Futboll

Gazeta Express

13/05/2024 13:36

Ademi dhe Foda i takojnë përzgjedhësit e kombëtareve të grupmoshave

Futboll

Gazeta Express

13/05/2024 13:36

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, i kanë takuar sot trajnerët e grupmoshave të ekipeve Kombëtare, duke filluar nga ekipi U-15 deri tek ekipi U-21.

Në këtë takim, Foda dhe Ademi kanë folur para trajnerëve për vizionin e Federatës së Futbollit të Kosovës për zhvillimin e ekipeve kombëtare si dhe rolin e FFK-së në këtë rrugëtim.

Lexo Edhe:

Më pas, përzgjedhësi Foda i ka njoftuar trajnerët me mënyrën e tij të punës me ekipin “A”, duke dhënë detaje të formës së punës që mund të implementohen edhe nga ekipet e grupmoshave.

Në të njëjtën kohë, Foda ka kërkuar nga trajnerët e grupmoshave që të bëhet identifikimi sa më i hershëm i futbollistëve me potencial të lartë dhe të punohet sa më shumë me ta, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për të qenë pjesë e Kombëtares “A”.

Ndërsa, Ademi e ka premtuar përkrahjen maksimale nga ana e Federatës që shtabet teknike të të gjitha grupmoshave, të kenë mundësi për të implementuar idetë e tyre për zhvillimin e ekipeve kombëtare.